Ushtria turke asgjëson 3 terroristë në zonat juglindore të vendit

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke njoftoi sot se në operacionet antiterror, që vazhdojnë në rrethet juglindore Shërnak (Sirnak) dhe Dijarbakër (Diyarbakir), janë asgjësuar 3 anëtarë të organizatës terroriste.

Ushtria turke asgjëson 3 terroristë në zonat juglindore të vendit

“Në qytezën Xhizrë (Cizre) të Shërnakut është eliminuar një terrorist dhe janë kapur 2 të tjerë. Kurse në qytezën Sur të Dijarbakërit janë asgjësuar 2 terroristë. Në kuadër të operacioneve, forcat e sigurisë kanë konfiskuar gjithashtu një sasi të madhe municionesh të organizatës terroriste", thuhet në deklaratën e Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.

Si rezultat i operacioneve të kryera në Xhizrë dhe Sur, forcat turke të rendit kanë asgjësuar gjithsej 748 terroristë.



Lajme të ngjashme