Paleoliti ndryshon itinerarin e projektit “Kanal Istanbul”

Mësohet se Shpellat “Yarimburgaz”, që gjenden në afërsi të Komunës Alltënshehir (Altinsehir) të Stambollit, janë një prej faktorëve më të rëndësishëm për ndryshimin e itinerarit të projektit të çmendur, “Kanal Istanbul”, bën të ditur gazeta “HaberTürk”.

Paleoliti ndryshon itinerarin e projektit “Kanal Istanbul”

Ky projekt miliarda dollarësh është bërë publik nga vetë Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ndërkohë që ai ishte ende kryeministër.

Shpellat “Yarimburgaz" kanë një të kaluar rreth 400.000-vjeçare. Gjatësia e tyre është gati 1 km dhe brenda ka disa tunele, lartësia e tavaneve të së cilave arrin deri në 15 m.

Çatallxha (Çatalca) ishte itinerari i parë që ishte parashikuar për Kanalin e Stambollit, i konsideruar si një alternativë për Ngushticën e Bosforit.

Por edhe në Çatallxha ndodhen Shpellat “Incegiz", të cilat janë banuar nga njerëzit deri në shekullin e 3-të p.e.s.



Lajme të ngjashme