Merkel kërkon mbështetjen e NATO-s për monitorimin e brigjeve turke

Ankaraja dhe Berlini do të kërkojnë në takimin e NATO-s ndihmën e Aleancës së Atlantikut për të luftuar kundër trafiqeve të paligjshme në brigjet turke.

Merkel kërkon mbështetjen e NATO-s për monitorimin e brigjeve turke

Ankaraja dhe Berlini do të kërkojnë në takimin e NATO-s ndihmën e Aleancës së Atlantikut për të luftuar kundër trafiqeve të paligjshme në brigjet turke dhe për pakësimin e fluksit të migrantëve drejt Evropës, bëri sot të ditur kancelarja Angela Merkel.

“Analizuam si mundësinë më të mirë takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s për të biseduar rreth aspekteve dhe masave konkrete të NATO-s për dhënien e kontributit të saj në çështjen e patrullimit në det dhe për të mbështetur misionin Frontex dhe rojat bregdetare turke”, deklaroi Merkel, gjatë një vizite në Turqi.

Kancelarja nuk dha detaje rreth propozimeve konkrete të parashtruara gjatë këtij takimi, ku u trajtua në mënyrë më të përgjithshme situata në Siri.

Qindra mijëra refugjatë dhe migrantë kanë kaluar muajt e fundit detin Egje duke rrezikuar jetën gjatë udhëtimit nga Turqia drejt Greqisë për të vijuar më pas në Evropë, shpeshherë të organizuara nga trafikantë në anije lundrimi të papërshtatshme.



Lajme të ngjashme