Banorët e Xhizrës grusht të rëndë PKK-së

Forcat turke të sigurisë kanë asgjësuar në Xhizrë (Cizre) disa terroristë, që disa rrethe të caktuara u munduan t’i shpëtojnë duke i quajtur ata “civilë të plagosur”, njofton e përditshmja turke, "Star".

Banorët e Xhizrës grusht të rëndë PKK-së

Por një grusht më të rëndë sesa forcat e sigurisë organizatës terroriste i kanë dhënë vetë banorët e zonës.

Terroristët e PKK-së mbetën vetëm në këtë qytezë me gjithsej 120 mijë banorë, pasi rreth 115 mijë persona emigruan përkohësisht në zona të tjera të vendit.

Sipas gazetës "Star", gjatë operacioneve të organizuara nga forcat e rendit në këtë qytezë juglindore të Turqisë janë asgjësuar një numër i madh terroristësh, mes të cilëve edhe shumë të huaj.

Gjendja e ndalimqarkullimit, që është shpallur nga autoritetet turke, do të shfuqizohet së shpejti pas disa kontrolleve përfundimtare.



Lajme të ngjashme