Ambasadori amerikan thirret për sqarime në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), John Bass është thirrur të martën pasdite në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me deklaratat e vendit të tij për PYD, një zgjatim i organizatës terroriste PKK.

Ambasadori amerikan thirret për sqarime në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Ambasadori Bass në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Ankara u prit nga Ndimësnënsekretari i Ministrisë. Ambasadorit amerikan iu përcoll shqetësimi që ndjen Ankaraja zyrtare për deklaratat e Zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby në konferencën ditore të shtypit në formën: “PYD-në nuk e shikojmë si organizatë terroriste".

Në lidhje me këtë deklaratë kishte reaguar nga Hungaria, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, edhe Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

-“Tani, një organizatë terroriste e përfshini në Listën e Zezë (të terrorit), kurse një organizatë tjetër terroriste që është me këtë dhe brenda një organizimi tjetër nuk e shikoni si organizatë terroriste. Si t'ia vendosim emrin kësaj duke përdorur tonin më të butë, naivitet, çfarë ti themi tjetër kësaj, vetëm se kjo për ne është e papranueshme", kishte reaguar shefi i diplomacisë turke ndaj deklaratave të zëdhënësit të Departamentit amerikan.



Lajme të ngjashme