Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Sirianët e ikur nga Halepi në gjendje dramatike

Sirianët e detyruar të largohen nga Halepi për shkak të sulmeve të regjimit dhe Rusisë mundohen të mbijetojnë pas një udhëtimi të gjatë në kushte të vështira dhe në mot të ftohtë.

Sirianët e ikur nga Halepi në gjendje dramatike

Qëkur Rusia filloi ti japë mbështetje të hapur regjimit të Esadit dhe nisi të kryejë bombardime në rajonin e Halepit, banorët e këtij rajoni kanë filluar shpërnguljen e tyre drejt Turqisë për të shpëtuar kokën dhe gjetur pak qetësi.

Sirianët e detyruar të lënë shtëpitë pas një udhëtimi të vështirë arrijnë në rajone më të sigurta në kufi me Turqinë me ato pak gjëra të marra nga shtëpitë e tyre të braktisura. Refugjatët e ardhur në rajonin e Azez-it akomodohen në xhami ose qëndrojnë në makinat e tyre. Ndërkohë ata që nuk mundin të gjejnë një vend për t'u strehuar e kalojnë natën nën batanije.

Fondacioni humanitar turk IHH është duke punuar për ngritjen e kampeve. Ky fondacion në pikën kufitare Es Selame dhe në rajonin rreth 20 kilometra përtej kufirit ofron 3 herë në ditë ushqim të ngrohtë për afro 30 mijë refugjatë.

Sirianët që kanë ardhur pranë kufirit të Turqisë e cilësojnë këtë si ''Shpresën e fundit'' dhe mbijetojnë falë ndihmës së Turqisë.



Lajme të ngjashme