Akdogan: Nëse fjalët e BE-së kanë peshë, atëherë të ndalë bombardimet në Siri

Zv/kryeministri turk, Yalçin Akdogan, kritikoi sot qëndrimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me refugjatët.

Akdogan: Nëse fjalët e BE-së kanë peshë, atëherë të ndalë bombardimet në Siri

“Nëse fjala juaj ka seriozitet, atëherë thojini 'ndal' bombardimeve", u shpreh ai në një apel drejtuar bllokut 28-anëtarësh evropian.

Pjesëmarrës në Programin e Mbështetjes Financiare, organizuar në Ankara nga Departamenti i Kryeministrisë së Republikës së Turqisë për Diasporën, Yalçin Akdogan theksoi se kriza siriane është bërë e pazgjidhshme pas ndërhyrjes së Rusisë në rajon.

“Tashmë edhe duart e tyre janë lyer me gjak", vlerësoi zv/kryeministri turk, duke nënvizuar se kundër valës së emigracionit duhet luftuar pa u bërë vegël e lojërave politike.

Mes të tjerash, Akdogan kritikoi vendet e BE-së për qëndrimin e tyre në lidhje me refugjatët.

“Humanizmi nuk bëhet duke dhënë para. A është ndërgjegjshmëria një virtyt vetëm i Turqisë? Përse ju nuk pranoni refugjatë? 'Unë jap para, dikush tjetër le ta bëjë'; mos vallë kjo thënie ju bën të jeni humanistë?", - pyeti zv/kryeministri turk.



Lajme të ngjashme