Kurtullmush: Nuk mund ti ndalojmë njerëzit të vijnë në Turqi

"Turqia ka paralajmëruar tetë apo nëntë muaj këtë skenar ku parashikohej një vale e re refugjatësh nga Halep", -ka thënë Zëvendëskryeministri Kurtullmushi.

Kurtullmush: Nuk mund ti ndalojmë njerëzit të vijnë në Turqi

Zëvendës kryeministri turk dhe zëdhënësi i qeverisë Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) ka thënë se Republika e Turqisë mbështet integritetin territorial të Sirisë, dhe është e qartë se Turqia është ndoshta i vetmi vend në rajon që propagandon integritetin territorial të Sirisë.

Duke kujtuar se situata është e njohur tashmë që nga dita e mërkurë, Kurtullmush tha se Turqia ka paralajmëruar tetë apo nëntë muaj këtë skenar ku parashikohej një vale e re refugjatësh nga Halepi.

Duke theksuar se ushtria siriane dhe aleatët e saj nën pretekstin e luftës kundër terroristëve DAESH sulmojnë Halepin zonë kjo e cila është strategjike dhe e cila është nën kontrollin e opozitës siriane, Kurtullmush tha se këto sulme kanë shkaktuar një krizë të re refugjatësh, e cila përsëri bie mbi supet e Turqisë.

"Po, ne kemi marrë tashmë një numër të madh të refugjatësh, duke përfshirë ata nga Iraku dhe Siria. Turqia është duke u kujdesur për gati tre milionë të zhvendosur. Kapacitetet janë të kufizuara, por këta njerëz nuk kanë ku të shkojnë tjetër. Ose e gjithë bota do të qëndrojë duke parë se si këta njerëz vdesin, ose ata do të hapin kufirin për ti marrë ata. Ne tani jemi duke punuar, dhe disa prej tyre tashmë kanë ardhur dhe pjesa tjetër është vendosur në kampet përgjatë kufirit ku ata janë të furnizuar dhe marrin të gjithë asistencën e nevojshme. Turqia nuk është në gjendje të thotë se këta njerëz të mos vijnë dhe ne nuk e kemi këtë opsion, pasi nëse do ta bënim do ti linim këta njerëz në mëshirë të fatit. Kjo është më e keqja, por një skenar i mundshëm", -tha Kurtullmush.

"Turqia me Sirinë ka 911 kilometra vijë kufitare dhe sigurisht që do ti ndjekë zhvillimet në Siri. Detyra jonë prioritare është për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e Turqisë. Ne kemi kapacitet për t'u përballur dhe për t'i rezistuar çdo përpjekje nga ana e sulmit terrorist në kufirin tonë. Ne jemi gjithmonë në gatishmëri për këtë, por kjo nuk do të thotë se ne kemi aspirata për të zënë shtëpinë e dikujt tjetër, ose ne do të futemi në luftë" tha në vijim të fjalës së tij Zëvendëskryeministri Kurtullmush.



Lajme të ngjashme