Davutoglu në vizitën e parë zyrtare në Kazakistan

Davutoglu në vizitën e parë zyrtare në Kazakistan

Davutoglu në vizitën e parë zyrtare në Kazakistan

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kazakistan ku u takua me Presidentin Nursultan Nazarbayev.

Ahmet Davutoglu, u takua edhe me kryeministrin e këtij shteti, Karim Masimov, ndërsa më herët u mbajt një takim i delegacioneve të të dyja vendeve.

Davutoğlu gjatë takimit të delegacioneve tha se Turqia dhe Kazakistani janë dy shtete të ndryshme, por me një kulturë të përbashkët, dhe me interesa strategjike të përbashkëta. Kryeministri turk tha se sa herë që shkon në Kazakistan e ndjen veten si në atdheun e tyre.

Ai tha se është shumë krenar që vizitën e parë zyrtare në cilësi të kryeministrit po e zhvillon në Kazakistan dhe shpreson të mos jetë e fundit. "Edhe pse të dy vendet nuk kanë një kufi të përbashkët, ne vlerësojmë se bëhet fjalë për shtete fqinje dhe miqësore. Pas shpalljes së pavarësisë nga Kazakistani, marrëdhëniet tona kanë avancuar në nivelin më të lartë të mundshëm” theksoi Davutoğlu.

Në Astana Kryeministri Davutoglu shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministri Tugrul Turkes, ministri i Ekonomisë, Mustafa Elitas, ai i Detarisë dhe Komunikacionit, Binali Yildirim, dhe zyrtarë të tjerë.



Lajme të ngjashme