Bozkir: Lufta do vazhdojë me vendosmëri, gjaku i dëshmorëve nuk do mbetet në tokë

Ministri dhe Kryenegociatori turk me Bashkimin Evropian, Volkan Bozkir tha se do të vazhdojë lufta kundër terrorit dhe së shpejti rajoni do të pastrohet nga të gjithë terroristët.

Bozkir: Lufta do vazhdojë me vendosmëri, gjaku i dëshmorëve nuk do mbetet në tokë

Volkan Bozkır, në Bruksel u takua me përfaqësuesit e shoqërisë turke.

Ministri turk bëri vlerësime në lidhje me zhvillimet e rendit të ditës, bëri të ditur se nuk do të braktisin procesin e luftës kundër terrorit dhe nuk do të lënë në tokë gjakun e dëshmorëve.

Bozkir shpjegoi se janë sekuestruar shumë tonë shpërthyes, armë dhe municione dhe sapo të kenë mbaruar operacionet do të vihen në zbatime programet e ndihmës sociale dhe ekonomike.

Bozkir, u shpreh gjithashtu se qeveria ka përmbushur premtimet që i kishte dhënë turqve në Evropë gjatë fushatës elektorale dhe dha lajmin e mire për rregullimet ligjore të cilat janë duke vazhduar.

Ministri dhe Kryenegociatori turk me Bashkimin Evropian, Volkan Bozkir gjatë vizitës në Bruksel do të zhvillojë edhe një sërë takimesh në Komisionin Evropian.



Lajme të ngjashme