Kocaeli, baza kryesore e transportit në Turqi

Kocaeli, qyteti industrial i Turqisë do të bëhet baza kryesore e transportit me kapacitet 1,5 milionë tonë ngarkesë.

Kocaeli, baza kryesore e transportit në Turqi

Kocaeli sot ka 35 porte, 4 linja hekurudhore dhe një linjë me tren të shpejtësisë së lartë", ka thënë Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Kocaelisë (Kocaeli), Murat Ozda (Murat Özdağ), cituar nga e përditshmja turke “Hürriyet".

“Me përfundimin e projekteve të mëdha, siç janë: Autostrada e Marmarasë së Veriut dhe Detit të Zi Perëndimor, Ura e Gjirit dhe Autostrada Gebze-Orhangazi provinca do të shndërrohet në një bazë kryesore transporti", ka thënë Ozda.

-“Me integrimin e të gjitha këtyre lidhjeve të transportit Köseköy, që ndodhet në rajonin Kartepe, do të jetë qendra më e madhe logjistike e Turqisë dhe kapaciteti i transportit të ngarkesave nga 600 mijë tonë që është për momentin do të rritet në 1,5 milionë tonë. Në vitin 2015 Kocaeli ka realizuar 12,64 miliardë dollarë eksporte nga 18,2 miliardë dollarë në total që Turqia bëri vitin e kaluar me 192 vende të botës", shtoi Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Kocaelisë, Murat Ozda.



Lajme të ngjashme