Erdogan: Absurde, hapja e kufijve kapitalit dhe mbyllja migrantëve

Turqia nuk mund ta pranojë kurrë botëkuptimin që i hap kufijtë për rrjedhjen e kapitalit, mallrave dhe energjisë, por i mbyll për njerëzit që vijnë para portës për të shpëtuar kokën, tha Presidenti Erdoan në Kili.

Erdogan: Absurde, hapja e kufijve kapitalit dhe mbyllja migrantëve
Erdoğan_Şili_ECLAC toplantısı2.jpg
Erdoğan_Şili_ECLAC toplantısı4.jpg

Në kuadër të kontakteve në Kili, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan mori pjesë në mbledhjen e Komisionin Ekonomik të OKB-së për Amerikën Latine.

Në fjalën që mbajti këtu, Presidenti Erdoan u ndal në krizën e Sirisë dhe tha: -“Esadi jo vetëm që nuk i dëgjoi paralajmërimet tona, por ai vazhdon ta rrisë gjithnjë e më shumë dhunën e luftës që ka filluar kundër popullit civil duke përdorur bomba fuçi dhe armë kimike. Pranë ka Rusinë, ka Iranin. Thonë se godasin bashkë, pra i vrasin së bashku këta njerëz".

Një pikë tjetër e agjendës së Erdoanit ishte edhe problemi i migrantëve që dynden drejt Turqisë dhe Evropës për arsye të luftës civile në Siri.

-“Ne nuk mund ta pranojmë kurrë një botëkuptim që i hap kufijtë për rrjedhjen e kapitalit, mallrave dhe energjisë, por që i mbyll për njerëzit që vijnë para portës për të shpëtuar kokën. Një konceptim i tillë nuk mund të ekzistojë. Masat e sigurisë që po merren, dyert që po mbyllen nuk janë të mjaftueshme për të penguar dyndjet e refugjatëve dhe migrantëve", - u shpreh Erdoan.

Në lidhje me krizën e refugjatëve Presidenti Erdoan vuri theksin në nevojën e ndarjes së barrës. –“Duhen prodhuar zgjidhje realiste", nënvizoi ai.


Lajme të ngjashme