Davutollu: Turqia do të pastrohet nga terrori

"Të gjitha qytetet, komunat, malet dhe fushat tona do të shpëtojnë nga rrënimet e shkaktuara nga terrorizmi dhe të gjithë qytetarët tanë do të gjejnë paqen", tha Kryeministri Ahmet Davutollu.

Davutollu: Turqia do të pastrohet nga terrori

Kryeministri turk Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) në rezidencën e tij në Çankaya ka pritur analistët e njohur të opinionit dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të rajoneve të Anadollit Lindor dhe atij Juglindor të Turqisë.

Në fjalimin e tij Davutollu tha se në fund të luftës së vendosur që është ndërmarrë kundër terrorizmit Turqia do të pastrohet dhe do të shpëtojë nga terrorizmi dhe nga barrikadat e ngritura në qytetet juglindore.

"Të gjitha qytetet, komunat, malet dhe fushat tona do të shpëtojnë nga rrënimet e shkaktuara nga terrorizmi dhe të gjithë qytetarët tanë do të gjejnë paqen", tha ai.

- "Do të jemi zëri i ndërgjegjes tonë"-

"Kush do që merr në dorën armën dhe ia drejton një vëllait tonë tjetër, kush do që kërkon të rrënojë dëshmorët tanë dhe kush do që kërkon të rrënojë vendet tona të shenjta si xhamia Fatih Pasha ne të gjithë do ti dalim përballë dhe do të jemi zëri i ndërgjegjes. Lufta jonë është kundër rrjeteve vrasëse dhe organizata terroriste jashtënjerëzore të cilat kanë synimin të prishin unitetin dhe vëllazërinë e këtij vendi. Lufta jonë është kundër atyre që i janë errësuar sytë sa që të sulmojnë shkollat, spitalet, xhamitë dhe njerëzit në rrugë", tha Davutollu.

- "Ne jemi në një pikë të re kthese"-

Ai u shpreh se ndodhemi në një pikë kthese të re. Sipas tij, organizata terroriste e mbetur që nga vitet e luftës së ftohtë dhe zëdhënësit e partive të këtyre zgjerimeve, sot me insistim nxisin provokimet në opinionin publik.

"Madje edhe sot vazhdojnë provokimet e tyre. Me këtë ata përpiqen që Turqinë ta tërheqin në skemën e konfliktit dhe trazirat. Dëshirojnë që edhe ne të jemi pjesëmarrës në skemën e tyre konfliktuoze, ku shteti të jetë shtet i vjetër dhe të përjetohen sërish kriza të cilat ushqejnë terrorizmin", ka thënë kryeministri turk.

- "Terrorizmi është një sektor që ushqehet nga gjaku, lotët dhe urrejtja"-

Kryeministri turk Davutollu ndër të tjera ka thënë se terrorizmi sot është një sektor që ushqehet nga gjaku, lotët dhe urrejtja.

"Kryesisht është një sektor ku janë shfaqur strukturat e errëta si PKK-ja të cilat dhunën e kanë si një metodë të jetesës, është një sektor ku në krye të terrorizmit qëndrojnë baronë dhe trafikantët e armëve. Këtë sektor do ta rrënojmë jo vetëm me masat e sigurisë por edhe me drejtësi dhe ligj, me ndërgjegje dhe mëshirë. Pozicionin tonë në emër të shtetit do ta përcaktojmë sipas kërkesave të qytetarëve tanë dhe jo sipas organizatave terroriste të cilat marrin pjesë në ankandet e përgjakura", tha mes tjerash Davutollu.



Lajme të ngjashme