Java përkujtimore e Perandorisë Osmane

Kjo perandori, e cila shtrihej në tre kontinente, me shekuj të tërë sundoi në botë.

425177
Java përkujtimore e Perandorisë Osmane

Kjo perandori, e cila shtrihej në tre kontinente, me shekuj të tërë sundoi në botë. Ishte shumë vështirë për të formuar një perandori të shtrirë në një territor të gjerë, me shumë fe dhe kombe. Administrimi i kësaj perandorie me mjete komunikimi dhe transporti të asaj kohe dhe mbajtja e saj në një vend, ishte një problem shumë i madh.

Turqit e fisit Kayi të Oguz-ve, të cilët ishin themeluesit e Shtetit Osmanë, nga Azia Qendrore kaluan në Anadoll si pasojë e dyndjeve dhe ekspansionizmit të mongolëve. Shteti i Selxhukëve, të cilët ishin duke administruar me Anadollin nga Konya dhe të lodhur shumë nga dyndjet e mongolëve, ata i vendosi në rrethin Sogut. Kayi-t të cilët u sistemuan në Sogut dhe rrethinën e tij, ishte një fis nomad që kishte rreth 400 çadra. Të vendosur në kufi me Perandorinë Bizantine, fisi Kayi filloi të jetoj në këtë rajon nën udhëheqjen e Ertugrul Gaziut. Ndërkaq edhe konfliktet me principatat bizantine, të cilat jetonin në këtë rajon, ishin të pashmangshme. Si rezultat i këtyre luftimeve principatat bizantine, që ishin të dobësuara nga konfliktet, filluan të humbasin territoret e tyre, ndërsa fisi Kayi zgjerohej çdo herë e më shumë. Ngadhënjimi dhe popullimi me turq i territoreve të reja të Anadollit nuk mund të bëhej vetëm me ngadhënjimet ushtarake. Në të njëjtën kohë nxënësit e Hoxhë Ahmet Yesevi-ut nga Horasani, të dërguar në Anadoll filluan ta përhapin shembujt më të mirë të filozofisë islame turke. Gjatë kësaj kohe Anadollin e ndriçuan udhëheqja shpirtërore e Mevlanas, Junus Emres, Haxhi Bektashit, etj. Kontribut të madh në popullimin me turq dhe myslimanizimin e territoreve të reja kanë dhënë dijetarët nga Horasani dhe shoqata artizanale Ahi. Sheh Edebaliu, i cili merrte pjesë në bisedat e Mevlanas dhe Haxhi Bektashit, që ishte nga dijetarët e Horasanit, ishte arkitekti ideor i Shtetit Osman. Gjatë qëndrimit në teqenë e Sheh Edebaliut, Osman Beu e ëndërron një ëndërr. Pasi që Osman Beu i shpjegon ëndrrën Shehut, ai i thotë se Osman Gaziu do të bëhet bej, do të martohet me vajzën e tij dhe nga fisi i tij do të dalin shumë sulltanë, që do të sundojnë me male dhe lumenj të shumtë. Ky shpjegim i ëndrrës realizohet, Osman Gaziu martohet me vajzën e Sheh Edebaliut, Malhunen, ndërsa principata e mbetur nga babai i tij, pavarësohet dhe merr emrin e tij gjatë kohës së principatave që jetonin në territoret e Shtetit të shpërndarë të Selxhukëve në Anadoll.

Shteti Osman brenda një kohe të shkurtë i zgjeroj me shpejtësi territoret e tij. Sukseset ushtarake ndaj bizantinëve bënë që në territoret osmane të vijnë më shumë fise turke. Principata Osmane, e themeluar në vitin 1299, fillimisht u zgjerua në drejtim të Marmaras dhe Eskishehirit. Pas vdekjes së Osman Beut, qyteti i Bursës, i cili ishte qyteti më i madh i asaj kohe në zonën e Marmarasë, u ngadhënjye nga ana e të birit të tij, Orhan Beut. Babai i tij sipas testamentit u varros nën kubenë e argjendtë në qytetin e ri të ngadhënjyer të Bursas. Ndërkohë që ky qytet mori statusin e kryeqytetit principata forcoi edhe strukturimin shtetëror. Në qytet vazhduan praninë e tyre edhe elementet jo-myslimane në arkitekturë dhe arte të bukura, tregti dhe në jetën e përditshme. Me kontributin e tyre u forcua edhe strukturimi shumë fetar dhe shumëkombësh. Njohja ligjërisht e jo-myslimanëve, garantimi i pasurisë dhe jetëve të tyre nga ana e shtetit lehtësoi shumë ngadhënjimet. Zonat e reja të ngadhënjyera pranuan lehtësisht drejtësinë dhe rregullin Osmanë. Gjatë periudhës së Muratit të 1-rë, të birit të Orhan Beut, u formua edhe organizata e jeniçerëve, ndërsa konvertimi i ushtarëve të ardhur nga popullata jo-myslimane, bëri që Shteti Osmanë të forcohet edhe më shumë nga aspekti ushtarak. Kapërcimi brenda një kohe të shkurtë nëpërmjet ngushticës së Çanakalasë në Traki dhe Evropë, ngadhënjimi i Edrenesë dhe shpallja e saj kryeqytet, ishin tregues se Osmanlinjtë do të qëndrojnë përherë në Evropë. Ndërkohë që në njërën anën vazhdonin ngadhënjimet në Evropë, në anën tjetër bizantinët shtrëngoheshin në Stamboll dhe rrethin e tij. Rrethimi i Stambollit, i cili brenda një kohe të shkurtë u kthye në shtet qytet, nga ana e Sulltan Yidirim Bayazitit, mbeti në gjysmë me ardhjen e Timurit në Anadoll me një ushtri të madhe. Ushtria Osmane, e cila u përplas me ushtrinë e Timurit në Ankara, pësoi humbje, ndërsa sulltani u kap rob. Me rimbledhjen e forcave nga ana e Sulltan Mehmet Çelebiut mori fund edhe periudha e stagnimit. Sulltan Mehmeti i 2-të, që ishte nipi i Çelebiut, në vitin 1453 rrethoi Stambollin dhe arriti të përfundoj punën e filluar nga ana e gjyshit të tij. Pas ngadhënjimit të Stambollit nga ana e Sulltan Mehmetit, që më vonë do të njihet me nofkën Ngadhënjimtari, Shteti Osmanë, u shndërrua në Perandorinë Osmane. Sulltanët Osmanë, vetën e tyre e shihnin si vazhdim i Romës dhe përdornin edhe titullin e Cezarit. Kryeqyteti i transferua në Stamboll prej ku perandoria u administrua deri në shpërbërjen e saj në vitin 1922. Me ngadhënjimin e Yavuz Sulltan Selimit në Egjipt, sulltanët osmanë filluan ta përdorin edhe titullin e halifes islame. Gjatë periudhës së të birit të tij, Sulltan Sulejmanit të Madhërishmit, Perandoria Osmane arriti në kulmin e saj. Me betejën e Mohaçit të zhvilluar në Hungari u forcua edhe sovraniteti turk në Evropë. Gjatë një periudhe 150-vjeçare pas kësaj beteje, asnjë ushtri evropiane nuk pati guxim ta sfidojë ushtrinë osmane. Perandoria, e cila shtrihej në tre kontinente, ishte përpjekur që territoret e saj ti administroj me drejtësi. Sipas osmanlinjve, një vend mund të ngadhënjehet me armë, por mund të administrohet vetëm me drejtësi.

Perandoria Osmane, e cila zbatoi zhvillimet e reja teknologjike gjatë formimit dhe forcimit të shtetit, nuk arriti të përcjell në hap zhvillimet e rëndësishme si zbulimi i shtypshkronjës dhe revolucionin industrial. Osmanlinjtë, të cilët humbën rastin e proceseve të kthimit nga perandoria bujqësore në perandori industriale, filluan të humbasin edhe territoret e tyre. Me përhapjen e ideve nacionaliste si rezultat i revolucionit francezë, filluan ndasitë tek perandoritë multi-etnike dhe multi-fetare. Kryengritja greke u pasua nga ana e luftërat e gjatë të pafundshme të zhvilluara me Rusinë dhe Austrinë. Humbjet e pësuara në çdo luftë dhe humbja e territoreve në fund të shekullit të 19-të bëri që vendet evropiane Perandorinë Osmane ta quajnë “Njeriu i Sëmurë”, ndërsa nxori në pah edhe idenë për ndarjen e territoreve të saj. Me përkrahjen e Francës dhe Anglisë, Perandoria Osmane arriti që edhe për një kohë ti bëjë ballë Rusisë, e cila dëshironte ti përfshijë nën sovranitetin e saj komunitetet krishtere që jetonin në Perandori. Mirëpo, radhitja pranë Gjermanisë, e cila humbi luftën gjatë Luftës së Parë Botërore, solli edhe fundin e Perandorisë Osmane. Pushtimi i Stambollit i shtyu turqit të ndërmarrin një luftë të re çlirimtare. Pas përpjekjeve të shumta lindi edhe Republika e Turqisë.

Sundimi i Perandorisë Osmane me të mirat dhe këqijat e saj vazhdoi për 622-vjet. Historitë e Evropës, Kaukazit, Lindjes së Mesme, Ballkanit, Afrikës Veriore nuk mund të kuptohen mirë pa i bërë një vlerësim historisë së Perandorisë Osmane. Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane asnjëherë nuk është zbatuar ndonjë botëkuptim i kolonizimit që bën eksploatimin e burimeve njerëzore. Në asnjë kohë nuk është bërë presion mbi popullatën jo-myslimane për të ndryshuar fenë e tyre. Ne me respekt përkujtojmë Perandorinë Osmane, e cila është një pjesë e pandashme e historisë botërore.



Lajme të ngjashme