Turqi – 1 polic bie dëshmor në përleshjet me terroristët

Një polic i forcave speciale ka rënë dëshmor në përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe terroristëve në qytezën Xhizre (Cizre) të Shërnakut (Şırnak).

Turqi – 1 polic bie dëshmor në përleshjet me terroristët

Në Xhizre (Cizre) vazhdon operacioni me emrin “Nënoficeri Dëshmor Mehmet Burak Demirci” me pjesëmarrjen e njësive të ushtrisë dhe policisë për mbylljen e hendekëve të hapur, heqjen e barrikadave të ngritura nëpër rrugë dhe asgjësimin e eksplozivëve artizanalë.

Në kuadër të operacionit forcat e sigurisë herë pas herë hyjnë në përleshje të armatosur me terroristët.

Një polic i forcave speciale të policisë ka rënë dëshmor në përleshjet që ndodhën në Lagjen Cudi ndërmjet forcave të sigurisë dhe terroristëve.

Ndërkohë operacion në zonë vazhdojnë.

Kurse në Shërnak (Şırnak) 8 terroristë pjesëtarë të organizatës separatiste PKK janë dorëzuar tek forcat e sigurisë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga prefektura e Shërnakut numri i anëtarëve të organizatës që janë dorëzuar tek forcat turke të sigurisë ndërmjet datave 21mars 2013 – 19 janar 2016 kur kanë qenë pjesëtarë të PKK/KCK ka shkuar në 1 mijë e 110.

Të gjitha veprimet në lidhje me terroristët e dorëzuar vazhdojnë të ndiqen nga autoritetet gjyqësore, vijon komunikata.

Ndërsa në operacionin në qytezën Sur të Diyarbakirit janë asgjësuar edhe 4 terroristë të tjerë të PKK-së. Numri i terroristëve të neutralizuar deri më tani në operacionet që janë bërë në këtë qytezë ka shkuar në 105.

Në kuadër të operacioneve antiterror deri tani në këtë qytezë janë hequr 84 barrikada, janë mbyllur 6 hendekë dhe janë shkatërruar 63 eksplozivë artizanalë.

Nga ana tjetër në kontrollet që janë bërë në 843 shtëpi e banesa janë sekuestruar 1 raketahedhës, 4 raketa, 1 djegore, 3 armë gjahu, 1 dylbi, ilaçe e materiale mjekësore në sasi të mëdha si dhe dokumente të organizatës.



Lajme të ngjashme