Davutoglu: Turqia, vendi që meriton të flasë më shumë për Sirinë

Kryeministri Ahmet Davutollu në një bashkëbisedim që pati me gazetarët anglezë para se të ndahej nga Londra tha se në bisedimet e Gjenevës për Sirinë nuk ka vend tjetër përveç Turqisë që të ketë më shumë gjëra për të thënë.

suriyeliler
suriyeliler izmirde
suriyelilere yardımlar

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) tha se në bisedimet e paqes për Sirinë nuk ka vend tjetër përveç Turqisë që të ketë më shumë gjëra për të thënë.

Bisedimet e paqes për Sirinë pritet të mbahen javën e ardhshme në Gjenevë nën mbikëqyrjen e OKB-së.

Vetëm se nuk është qartësuar ende çështja se kush do të ftohet për të marrë pjesë në këto bisedime.

Kryeministri Davutollu para të largohej nga Londra pati një bashkëbisedim me gazetarët anglezë, ku tha: “Nuk ka vend tjetër përveç Turqisë që ka më shumë gjëra për të thënë në lidhje me bisedimet e paqes në Siri. Sepse në Turqi sot ka 2,5 milionë sirianë. Turqia është vendi i dytë më i madh që ka strehuar më shumë sirianë”.

Davutollu u shpreh se në bisedimet e paqes të planifikuara për tu mbajtur në Gjenevë nuk do të marrë pjesë PYD, zgjatim i organizatës terroriste PKK në rajon dhe që është ortake në krimet e regjimit të Esadit.

Davutollu u ndal edhe në krizën e refugjatëve, ku në lidhje 3 miliardë eurot që Bashkimi Evropian i ka premtuar Turqisë për të përballuar barrën e refugjatëve sirianë tha se deri më sot Ankaraja nuk ka marrë as edhe një cent.

“Por pavarësisht kësaj në Turqi nuk janë mbajtur protesta raciste kundër sirianëve, sirianët e strehuar në vendin tonë vazhdojnë të përfitojnë pa pagesë nga shërbimet shëndetësore, pajisen me leje pune, kurse 700 mijë sirianë ndjekin rregullisht shkollat”, sqaroi shefi i qeverisë së Ankarasë.

“Në qoftë se nuk vjen paqja, atëherë çështja siriane shndërrohet në çështjen tonë të brendshme”, nënvizoi Davutollu duke shtuar se për sa kohë që Esadi do të vazhdojë të qëndrojnë në pushtet, asnjë sirian nuk do të kthehet në atdheun e tij.

Kryeministri Davutollu tha se ndjen një keqardhje të thellë për situatën në të cilën ndodhet Siria sot. “Me përjashtim të Libanit, Siria ka qenë vendi më i moderuar në rajon. Nuk kishte ekstreme si suni apo shii. Shoqëria siriane ka qenë një shoqëri pluraliste. Në çdo qytet kishte grupe të ndryshme etnike. Kurse tani ka një DAESH, që nuk përputhet aspak me kulturën e Sirinë”, cilësoi Davutollu.



Lajme të ngjashme