Turqia partnere e besueshme e vendeve të Gjirit Persik

Bashkëpunimi në teknologjinë e armatimit i rëndësishëm për vendet e gjirit.

Turqia partnere e besueshme e vendeve të Gjirit Persik
Kreu i Këshillit të Biznesit Turqi-Arabi Saudite i Këshillit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë, Yusuf Cavahir ka thënë se Turqia është në pozitë për të bërë partneritet në teknologjinë e armatimit për të cilën ka nevojë Lindja e Mesme. Cevahir tha se “Vendet e Gjirit mund të furnizohen nga çdo vend me prodhime klasike industriale, por perëndimi atyre nuk u ofron shërbimet si armatim këmbësorie, avionë të telekomanduar, ripërtëritja e tankeve. Për këtë arsye ata lidhin partneritet me Turqinë”. Cevahir ndër të tjera bëri të ditur se projekti i linjave hekurudhore mes Mekes dhe Medines duhet ta marrin përsipër kompanitë turke.


Lajme të ngjashme