Stamboll – Evokohet Jusuf Alptekin, mbrojtësi i turqve ujgur

Isa Yusuf Alptekin, një nga mbrojtësit më të flaktë të kauzës së Turkistanit Lindor (sot Krahina Autonome Ujgure e Sinkiangut në Kinë), është përkujtuar në 20-vjetorin e vdekjes me një simpoziumin që u mbajt në Universitetin e Stambollit.

Stamboll – Evokohet Jusuf Alptekin, mbrojtësi i turqve ujgur

Djali i Yusuf Alptekin-it, Erkin Alptekin në fjalën përshëndetëse tha se babai i tij 70 vite të gjithë jetës së tij 95-vjeçare ia ka kushtuar kësaj kauze.

-“Babai im nuk mendonte për gjë tjetër përveç kauzës. Nuk mendonte as fëmijët e vet, kishin apo jo diçka për të ngrënë apo pirë”, shtoi ai.

Yusuf Alptekin është një nga personalitetet më të shquara që ka nxjerrë bota turke. Ai të gjithë jetën ia kushtoi kauzës dhe luftoi për lirinë e popullit të tij duke emigruar nga një vend në tjetrin.

Në Universitetin e Stambollit u mbajt një simpozium për Isa Yusuf Alpetkinin, i cili të tërë jetën ia kushtoi njohjes së botës me çështjen e Turkistanit Lindor (sot Krahina Autonome Ujgure e Sinkiangut në Republikën e Kinës), me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së tij.
Në simpozium mori pjesë një audiencë e gjerë nga brenda dhe jashtë vendit.

Për ta mbajtur sa më aktuale kauzën e Turkistanit Lindor, Isa Yusuf Alptekin ka dhënë konferenca dhe ka shkruar mjaft artikuj.

Gjatë gjithë jetës së tij ai është takuar me ministra dhe presidentë të shteteve të ndryshme dhe u ka rrëfyer vuajtjet dhe mundimet e turqve të Krahinës Autonome Ujgure të Sinkiangut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme