Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Minisitrave Turqi-Gjermani

Kryeministri Ahmet Davutoglu u nda i kënaqur nga Samiti e Vendeve Bashkëmenduese e organizuar në Bruksel ku zhvilloi takime me liderët e 10 vendeve.

Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Minisitrave Turqi-Gjermani

Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Ministrave Turqi-Gjermani do të mbahet më 22 janar në Berlin.

Kryeministri Ahmet Davutoglu u nda i kënaqur nga Samiti e Vendeve Bashkëmenduese e organizuar në Bruksel ku zhvilloi takime me liderët e 10 vendeve.

Në këtë mbledhje u bisedua në lidhje me tema të ndryshme me në krye marrëdhëniet Turqi-BE, krizën në Siri, problemin e refugjatëve dhe të ndihmave.

Duke e bërë të ditur se me Kancelaren gjermane Angela Merkel kanë vendosur për organizimin e mbledhjes së përbashkët të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Davutoglu tërhoqi vëmendjen në përkrahjen e dhënë Turqisë nga ana e vendeve anëtare të BE-së.

“Të gjithë liderët dhanë përkrahjen e tyre të fortë për iniciativat që kemi ndërmarr me qeverinë e re. Shpresojmë që procesi të vazhdojë me këtë shpejtësi”, u shpreh Davutoglu.

Kryeministri gjithashtu tha se bisedimet në lidhje me refugjatët do të vazhdojnë edhe më pas.

Duke prekur edhe në takimin e tij me Kryeministrin grek, Aleksis Cipras, Kryeministri Davutoglu tha: “Kemi marr vendim që mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Lartë Turqi-Greqi ta organizojmë në Izmir në gjysmën e dytë të shkurtit. Me Cipras do të takohemi sërish para mbledhjes së Këshillit të BE-së. Një çështje tjetër për të cilën kemi rënë dakord është edhe organizimi i samitit tresh Turqi-Bullgari-Greqi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me migrimin, por do të bisedojmë në lidhje me vërshimet e lumit Meriç, projekte të përbashkëta ekonomike, projekti i trenit të shpejtësisë së lartë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme