Izetbegoviç: Turqia bën atë që duhet për tërësinë territoriale

Anëtari i Presidencës Treshe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, në lidhje me rrëzimin e avionit rus që shkeli hapësirën ajrore turke, bëri të ditur se Turqia bëri atë duhej për të mbrojtur tërësinë e saj territoriale.

Izetbegoviç: Turqia bën atë që duhet për tërësinë territoriale

Izetbegoviç, në një intervistë për Agjencinë Turke të Lajmeve (AA), tha se rrëzimi i avionit rus ka ndikuar interesat e të dyja vendeve.

"Fjala është për krenarinë e lënduar të turqve së pari, hapësira ajrore e të cilëve është shkelur nga ana e avionëve rus të cilët reaguan siç reaguan, dhe pastaj është shkelur krenaria e rusëve, sepse kjo është hera e parë që pas Luftës së Dytë Botërore që rrëzohet një avion i tyre. Shpresoj se kjo çështje të tejkalohet në mënyrën më të mirë", tha Izetbegoviç.

Ai tha se Bosnja dhe Hercegovina dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera.

Duke rikujtuar se qeveria turke përmes Agjencisë për Koordinimin dhe Bashkëpunim (TIKA) ka bërë investime të mëdha në Bosnje Hercegovinë, dhe ka lejuar linjë krediti prej 75 milionë euro dhe një kuotë prej 15 tonësh për eksportin e mishit” tha Izetbegoviç.

Izetbegovic tërhoqi vëmendjen se Turqia ka dhënë një kontribut pa kufi si për zhvillimin e Bosnjës ashtu edhe vendeve të tjera të rajonit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme