2 të vdekur, 3 të zhdukur nga mbytja e gomones në Mesdhe

Një gomone me klandestinë është mbytur teksa përpiqej të kalonte nga komuna e Kashit të Antalias për në ishullin Meis (Kastelorizo, Megisti) të Greqisë.

2 të vdekur, 3 të zhdukur nga mbytja e gomones në Mesdhe

Ngjarja ka ndodhur afër ishullit Meis (Kastelorizo, Megisti) të Greqisë.

Gomonia me klandestinë ishte nisur nga qyteza Kash e Antalias dhe u mbyt në afërsi të ishullit grek.

Ekipet turke dhe greke të shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 18 persona nga incidenti, ndërsa kanë gjetur të pajetë trupin e dy vajzave të vogla.

Ndërkohë vazhdojnë ende kërkimet për gjetjen e 3 personave të shpallur të humbur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme