Davutoglu: Gati të bashkëpunojmë me Bullgarinë për TANAP

Kryeministri gjatë vizitës do të bisedojë në lidhje me projektin e gazsjellësit TANAP.

Davutoglu: Gati të bashkëpunojmë me Bullgarinë për TANAP

Kryeministri Ahmet Davutoglu deklaroi se janë të gatshëm për bashkëpunim me Bullgarinë në lidhje me projektin e gazsjellësit TANAP.

I ndodhur për një vizitë zyrtare në Bullgari, Kryeministri Davutoglu u takua me homologun e tij Bojko Borisov.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar pas takimit, Davutoglu tha: “Objektivi ynë është që vëllimin tregtar mes dy vendeve, i cili aktualisht është 5 miliardë dollarë, ta rrisim në 10 miliardë dollarë brenda një kohe shumë të shkurtë. Ëndrra dhe ideali ynë është të zhvillojmë një tren të shpejtësisë së lartë që do të qarkullonte në linjën Stamboll-Sofje dhe prej këtu në Evropë. Mirëpo jemi të vendosur që Bullgarinë dhe Turqinë ta lidhim me njëri-tjetrin me autostrada dhe linja transporti”.

“Bullgaria për Turqinë është një portë hyrëse në Bashkimin Evropian. Në dhashë Zoti pas anëtarësimit të Turqisë në BE, të dyja vendet do të veprojnë bashkërisht në shumë fusha”, u shpreh Davutoglu.

Duke e bërë të ditur se së bashku me Borisovin kanë biseduar edhe në lidhje me disa çështje të politikave rajonale, Kryeministri Davutoglu tha: “Problemi më i rëndësishëm me të cilin jemi të ballafaquar të gjithë, me të cilin është ballafaquar edhe bota, është tragjedia njerëzore që buron nga Siria dhe refugjatët sirianë. Zemrat duan që në Siri të vendoset paqja sa më parë, që kjo çështje të zgjidhet brenda Sirisë dhe të mbetet aty, por fatkeqësisht njerëzit arratisen nga vendet e tyre qoftë nga presioni i regjimit barbarë të Sirisë, qoftë se organizatat terroriste dhe dynden drejt Turqisë, Bullgarisë dhe Evropës. Ne gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit të Evropës kemi biseduar në lidhje me çështjen e menaxhimit dhe trajtimin e rregullt të këtyre refugjatëve. Mes Turqisë dhe Bullgarisë ka një bashkëpunim mjaftë produktiv në këtë drejtim”.

Ahmet Davutoglu në fund deklaroi se kanë rënë dakord mbledhja e Bashkëpunimit në Nivel të Lartë mes Turqisë dhe Bullgarisë të mbahet në Sofje në prill të vitit të ardhshëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme