Kurtulmus: Duam të shohim që bota është më e madhe se 5

Njerëzimi tashmë përbëhet vetëm nga fjali të zbukuruara që kanë mbetur në marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare, ka thënë Zv.kryeministri turk Numan Kurtullmush cituar nga e përditshmja “Yeni Akit”.

Kurtulmus: Duam të shohim që bota është më e madhe se 5

Zv.kryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se është përmbysur paradigma që dominon sot në botë.

“Njerëzimi tashmë përbëhet vetëm nga fjali të zbukuruara që kanë mbetur në marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare. Ky sistem nuk mund të vazhdojë më kështu. Turqia do ti paraprijë botës duke u frymëzuar nga qytetërimi i saj”, - tha zv/kryeministri Kurtullmush, duke theksuar se në OKB, 5 vende janë më të privilegjuara nga 195 anëtaret e tjera.

“Në qoftë se botën e lini në mëshirën e 5 vendeve, atëherë nuk mund të kërkoni llogari për asnjë krim apo masakër njerëzore”, cilësoi Kurtullmush.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme