Antaya-Mori fund Programi Ndërkombëtar i Trajnimit Mediatik

Pjesëmarrësit nga 47 vendet e botës certifikatat i morën nga drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka.

Antaya-Mori fund Programi Ndërkombëtar i Trajnimit Mediatik

Në Antali u organizua ceremonia e ndarjes së certifikatave të Edicionit të 3-të të Programit Ndërkombëtar të Trajnimit Mediatik. Gazetarët mysafirë certifikatat e pjesëmarrjes i morën nga Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka, ndërsa në fund, edhe pse në gjuhë të ndryshme, ata dhanë një mesazh të përbashkët.

Në mesazhet e tyre qëndrojnë falënderimet për TRT-në dhe dashuria ndaj Turqisë.

Në fund të Edicionit të 3-të të Programit të Trajnimit Mediatik të mbajtur në Antalia nën patronazhin e TRT-së u jetuan emocionet e ndarjes së certifikatave të pjesëmarrjes.

115 pjesëtarë të mediave nga 47 vende certifikatat e tyre i morën nga Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka.

Gazetarët, të cilët përfunduan trajnimin, në gjuhën e tyre shprehën falënderime për TRT-në.

Gazetarët shprehën kënaqësinë e tyre nga mikpritja e treguar nga ana e TRT-së dhe nga ndarja reciproke e përvojave të tyre, ndërsa bën të ditur se nga Turqia do të largohen të kënaqur.

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Senol Goka tha se gazetarët mysafirë pjesëmarrës në këtë trajnim janë ambasadorë vullnetarë të Turqisë.

Pas ceremonisë, Drejtori Goka mbajti një mbledhje të posaçme me gazetarët e ardhur nga rajoni i Ballkanit. Gjatë kësaj mbledhjeje u shkëmbyen mendimet në lidhje me projektet e reja që do të realizohen në të ardhmen për rritjen e transmetimeve drejtë rajonit të Ballkanit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme