Çavusoglu: E kuptojmë Bagdadin për ndërrimin e ushtarëve turq

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu tha se duhet marrë në konsideratë sensibiliteti i administratës së Bagdadit në lidhje me ndërrimin e ushtarëve turq në Mosul.

Çavusoglu: E kuptojmë Bagdadin për ndërrimin e ushtarëve turq

Aktualitetin Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu e vlerësoi gjatë një programi që transmetohet në një kanal televiziv privat. Ai tha se reagimi që ka dhënë qeveria e Irakut për ndërrimin e njësisë ushtarake turke në Mosul është një zhvillim i nxitur nga disa vende të rajonit dhe ish-kryeministri e njëherësh ndihmëspresidenti i Irakut Nuri al-Maliki.

Ushtari turk në këtë rajon vazhdon të jetë prezent që nga marsi i vitit 2015 e këtej, - sqaroi Çavushollu, ndërsa shtoi se një njësi përforcuese është dërguar me qëllim garantimin e sigurisë së trupave turke pas rritjes së kërcënimit të organizatës terroriste të DAESH-it kundër Turqisë.

-“Kjo njësi ushtarake nuk do të marrë pjesë në ndonjë operacion të çfarëdoshëm”, - deklaroi Mevlut Çavushollu dhe vijoi me këto fjalë:

-“Duhet të mënjanojmë shqetësimet që ka qeverisja e Bagdadit. Ministri ynë i Mbrojtjes Kombëtare ka biseduar me ministrin e tyre. Unë kam biseduar 1 orë e gjysmë në telefon me Ministrin e Punëve të Jashtme të Irakut, zotin Xhaferi. Kryeministri Davutollu i ka shkruar një letër zotit Ibadi. Ajo që e theksojmë të gjithë është se Turqia është vendi që mbron dhe respekton më shumë tërësinë territoriale dhe integritetin e Irakut. Me autoritetet irakiane biseduam mbi mungesën e një force për të siguruar mbrojtjen e ushtarëve turq me mision në Mosul. Me krijimin e një sensibiliteti të tillë në lidhje me këtë çështje ndaluam dërgimin e trupave të reja ushtarake dhe këtë e bëmë për respektin që kemi ndaj Irakut”.

Momentalisht në kampin e ngritur në Bashika ndodhen 1 mijë e 400 ushtarë të gardës kombëtare të Mosulit me qëllim për të marrë një trajnim ushtarak të një niveli më të lartë, u shpreh Ministri Çavushollu, duke nënvizuar se, “këta trajnohen për të shfarosur DAESH-in në Irak. Njëkohësisht bashkë me koalicionin ndërkombëtar kundër DAESH-it ne luftojmë në Siri. Turqia do që të marrë pjesë edhe në operacionet që bnë Irak, pasi organizata terroriste duhet pastruar nga të dyja vendet”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme