Erdogan: DAESH është një kukull që përdoret nga të gjithë

Presidenti Erdgoan në Pallatin Presidencial priti të zgjedhurit lokalë të ardhur nga qytetet e ndryshme të Turqisë.

Erdogan: DAESH është një kukull që përdoret nga të gjithë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan duke e bërë të ditur se organizata terroriste DAESH përdoret nga ana e të gjithë atyre që kanë interesa në rajon ka thënë se “Gjaku i kësaj çështjeje është duke i përlyer duart dhe këmbët e atyre të cilët dëshirojnë që regjimin e Esadit ta mbajnë në këmbë”.

Në fjalimin e tij të mbajtur në Pallatin Presidencial drejtuar të zgjedhurve lokal të ardhur nga qytetet e ndryshme të Turqisë, Presidenti Erdogan i bëri një vlerësim rendit të ditës.

Duke e bërë të ditur se Turqia aktualisht është duke mirëpritur 2,5 milionë mysafirë nga Iraku dhe Siria, Presidenti tha se popullit turk i dhembë zemra nga trupat e pajetë të cilat dalin në breg pas përmbysjes së gomoneve të fundosura në Detin Mesdhe dhe Egje për shkak të pamundësisë për të arritur në kohë në ndihmë atyre.

Erdogan tha se Turqia është duke u ballafaquar me këtë çështje vetë gjatë këtyre 5 viteve të fundit, ndërsa shtoi se ndihmat e premtuara nga BE-ja në vlerë 3 miliardë euro vetëm se do të lehtësojnë përpjekjet në këtë fushë.

“Përballë atyre që kësaj çështjeje i qasen vetëm me shqetësimin e sigurisë së tyre, ne do të vazhdojmë të shfaqim qëndrimin tonë njerëzor”, u shpreh Erdogan.

Ndërkaq duke e bërë të ditur se organizata terroriste DAESH ka anë të përbashkëta me regjimin e Esadit, Presidenti Erdogan tha: “Mos shikoni që këta luftojnë kundër njëri-tjetrit. Ata i shesin naftë regjimit të Esadit. Dy qytetarë rusë që njëkohësisht kanë edhe nënshtetësinë siriane, këtë naftë e shesin edhe regjimit të Esadit, por edhe botës”.

Duke rikujtuar se fotografitë e këtyre pretendimeve janë publikuar nëpër media, Presidenti Erdogan vijoi me këto fjalë: “Shohim se ata, të cilët nuk shfaqin një qëndrim serioz ndaj kësaj organizate, me pretekst të njëjtë përpiqen që tregojnë praninë e tyre ushtarake”.

Erdogan në mes tjerash tha se shoqëria ndërkombëtare ka një domosdoshmëri morale për të gjetur një zgjidhje të drejtë, të arsyeshme dhe të qëndrueshme nën dritën e historisë dhe fakteve të rajonit, ndërsa shtoi se për këtë arsye insiston në formimin e zonës së sigurt të pastruar nga terroristët dhe në programin trajno-pajis të opozitarëve të moderuar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme