30% e njësive ushtarake turke të dislokuara në kufirin me Sirinë

Rajoni kufitar me Sirinë mbrohet me 4 regjimente, 12 batalione, 37 divizione dhe 139 stacione policore.

30% e njësive ushtarake turke të dislokuara në kufirin me Sirinë

Sipas informacionit të marrë nga Forcat e Armatosura Turke, në kufirin Turqi-Siri janë dërguar njësi ushtarake përforcuese. Në vijën kufitare është ngritur një mure betoni 23 kilometra i gjatë, 108 kilometra gardh dhe tela me gjemba, përgjatë 386 kilometrave u gërmua hendek, përgjatë 80 kilometrave është krijuar barrierë dheu.

Ndërkaq në 423 kilometra vijë kufitare tokësore është përmirësuar ndriçimi dhe përgjatë 1 mijë e 450 kilometrave është përmirësuar rruga për patrullim.

Ndërkohë që për këto punime është shpenzuar rreth 300 milion lira turke, Forcat e Armatosura Turke nuk kanë lejuar në asnjë mënyrë kalimet e jashtëligjshme.

Në kufirin e Sirisë, që nga viti 2011 e këndej, janë kapur gjithsej 287 mijë e 27 terroristë të huaj.

Po në të njëjtën periudhë kohore, janë sekuestruar 6 mijë e 221 lloje të ndryshme armësh, 5 milion e 516 mijë e 460 litra karburant, 4 mijë e 86 kilogram drogë, 1 milion e 639 mijë e 431 pilula droge dhe 21 milion e 950 mijë e 316 paketa cigaresh kontrabandë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme