Davutoglu: Ndryshimi i trupave ekzistuese në Mosul ishte rutinë

Kryeministri Ahmet Davutoglu, bëri të ditur se dërgimi i njësisë ushtarake turke në Mosul ishte një ndryshim rutinë i trupave, dhe me anë të kësaj synohet që të rritet siguria kundrejt sulmeve të mundshme të DAESH-it në rajon.

Davutoglu: Ndryshimi i trupave ekzistuese në Mosul ishte rutinë

Ahmet Davutoglu, në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e grupit partiak, bëri të ditur se është ndaluar kalimi i trupave të tjera ushtarake për në qytetin Mosul.

Ndërkaq, edhe zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Tanju Bilgiç, në konferencën për shtyp, duke bërë të ditur se ekzistenca e ushtarëve turq në atë rajon nuk është diçka e re, shtoi se Turqia ka qenë në koordinim me autoritetet irakiane.

Bilgiç deklaroi se në rajon ka shumë këshilltarë ushtarakë nga 20 vende dhe shtoi se Turqia do të qëndrojë pranë Irakut në luftën e këtij vendi kundër DAESH-it.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë duke rikujtuar bisedën telefonike të Ministrit Mevlut Çavusoglu me homologun e tij irakian al-Jaafari, bëri të ditur se në bisedë është ripërsëritur mbështetja e Turqisë.

Për të ndërruar kontingjentin e mëparshëm të dislokuar prej dy vite e gjysëm në Mosul për trajnimin e Peshmergëve, Turqia në datën 4 dhjetor kishte dërguar në zonë 150 ushtarë dhe rreth 25 tanke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme