Grusht i rëndë për Putinin nga kompanitë turke

Ndalimi i importeve turke, një nismë kjo që Rusia ndërmori në kuadër të sanksioneve ndaj Turqisë, është kthyer në bumerang dhe po godet vetë ekonominë ruse, shkruan e përditshmja "Yeni Şafak".

Grusht i rëndë për Putinin nga kompanitë turke

Rusia, e cila vendosi embargo ndaj importit të fruta-perimeve nga Turqia, ka filluar të përballet brenda vendit me mungesë të theksuar dhe shtrenjtësi të produkteve në fjalë.

Në panik nga rritja e çmimit të një kg limoni në 10 dollarë, administrata Putin hoqi dorë nga embargoja dhe kërkoi blerjen e limonëve, por u ballafaqua me një përgjigje të papritur.

Eksportuesit turq deklaruan se nuk do të dërgojnë limonë në Rusi, gjë që shkaktoi përshkallëzimin e krizës dhe rritjen e menjëhershme të çmimeve të agrumeve në përgjithësi.

Sipas analistëve ekonomikë, cituar nga gazeta turke "Yeni Şafak", në Rusi ka nisur të mbizotërojë shqetësimi për një inflacion të madh gjatë vitit të ardhshëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme