Çavusoglu: Marrëveshja e rikthimit me BE nuk përfshinë sirianët

Ministri i Jashtëm turk, Melvut Çavusoglu i bëri një vlerësim rendit të ditës.

Çavusoglu: Marrëveshja e rikthimit me BE nuk përfshinë sirianët

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, në një vlerësim për çështjet në rendin e ditës në një kanal televiziv në lidhje me pamjet ku u vërejt me një raketë në dorë një ushtar në një anije ruse që po kalonte në Ngushticën e Bosforit gjatë fundjavës, këtë situatë e ka cilësuar si një "provokim".

Çavuşoğlu, ka nënvizuar se ngjarjet e ndodhura me Rusinë dëshirojnë ti zgjidhin në rrugë diplomatike dhe ka pohuar se: "Presim që Rusia të sillet si një shtet më i pjekur. Ne themi që ‘të flasim çdo gjë hapur dhe të kapërcejmë këtë situatë’. Ky tension nuk sjell dobi për Rusinë. Vërehet se nga ky tension janë të shqetësuar edhe Rusia edhe bota".

- "Nuk përfshin sirianët"-

Shefi i diplomacisë turke u shpreh ndër të tjera se për shkak se Rusia ka vendosur në objektiv vendbanimet e civilëve se sa të DAESH-it, pritet që nga këto rajone të ketë një valë të re e migrimit drejt Turqisë. Ai ka shtuar më tej se me krijimin e një zone të sigurisë dhe në sajë të këtyre strukturave është e mundur që të parandalohet kjo valë e re e migrimit.

Ndërsa në lidhje me pretendimet e dala javën e kaluar pas samitit të Turqisë me BE-në se "të gjithë sirianët në Evropë do të dërgohen në Turqi" Çavuşoğlu u shpreh se: "Marrëveshja e rikthimit që kemi arritur me BE-në nuk përfshinë sirianët, gjithashtu edhe njerëzit që braktisin vendet e tyre nga kërcënimi për jetën. Kjo marrëveshje përfshin njerëzit të cilët kanë vajtur në ato vende për arsye ekonomike edhe kjo nëse vërtetohet nëse kanë ikur nga Turqia".

- Situata e turkmenëve në Siri-

Ministri Çavuşoğlu, tha gjithashtu tha se Rusia, forcat e regjimit, Hizbullah dhe milicët shiitë iranianë janë sulur të tërë në rajonin Bayırbucak të Sirisë, por turkmenët e Bayırbucak dhe opozitarët e rajonit po mbrojnë fuqishëm veten e tyre.

Çavuşoğlu duke vënë në dukje se Turqia po jep çdo mbështetje si në kufirin e saj për ata që vijnë në kufi, por edhe për turkmenët që jetojnë në këtë rajon u shpreh se: "Përsa i përket ndihmave ndaj vëllezërve tanë turkmenë nuk është e nevojshme që të shikohen të drejtat që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare dhe nuk kemi asnjë detyrim për llogaridhënie".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme