Erdogan: Rrjedhën Turke e pezulluam ne dhe jo Rusia

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se kanë dalë lajme sikur Projekti i Rrjedhës Turke është pezulluar nga Rusia, por ka ndodhur tërësisht e kundërta.

Erdogan: Rrjedhën Turke e pezulluam ne dhe jo Rusia

“Projekti është pezulluar nga ana jonë pasi nuk ka mbuluar pritshmëritë tona” tha presidenti Erdogan.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, mori pjesë në “ceremoninë e mbylljes së “javës së Inovacionit të Turqsë” dhe “Ceremoninë e ndarjes së çmimeve së kampionëve Zhvillimit Global dhe Inovacionit të Turqisë” zhvilluar në Qendrën e Kongreseve në Stamboll.

Në fjalimin e mbajtur në këtë aktivitet, Erdogan tha: “Në vitin 2012, Turqia radhitej e 74 në indeksin e Inovacionit global. Këtë vit u ngjit në vendin e 58-të. Kjo tablo tregon procesin e kalimit në prodhim duke pasur në fokus inovacionin. Ne kemi mangësi veçanërisht në fushën e trajnimit”.

“Turqia duhet të jetë më shumë aktive në lidhje me studimin dhe zhvillimin dhe duhet të hedhë hapa më të vendosura në këtë temë” tha Erdogan.
Presidenti i Republikës së Turqisë, theksoi gjithashtu se Turqia është një vend i pasur me burime energjetike dhe shtoi: “Në kundërshtim me këtë, në këtë aspekt jemi të vartur nga jashtë. Gjëja e parë që vjen në mendje ndërkohë që jetojmë shqetësime me Rusinë është çështja e gazit natyror. Pse? Sepse për ngrohje dhe prodhim të energjisë përdorim shumë gaz natyror. Në këtë pikë dua të theksoj një gjë. Po, ne 90,5% të naftës dhe 98,5% të gazit natyror e marrim nga jashtë. Furnizuesi më i madh i gazit natyror është Rusia kurse i naftës është Iraku, por këtë dy vende nuk janë të vetmet burime”.

“Në opinion publik, kanë dalë lajme sikur Projekti i Rrjedhës Turke është pezulluar nga Rusia, por ka ndodhur tërësisht e kundërta. Të dashur vëllezër, mos u besoni këtyre lajmeve të rreme. Projekti është pezulluar për një farë kohe nga ana jonë pasi nuk ka mbuluar pritshmëritë tona. Kjo është e vërteta e kësaj çështjeje. Nga ngjarjet e fundit, në këtë çështje nuk ka pasur asnjë zhvillim negativ. Megjithatë, ne nuk tolerojmë asnjë metodë të përshkallëzimit të krizës nga ana e Rusisë. Ne jemi të duruar në këtë temë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme