Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia pret që Rusia të heqë dorë nga akuzat e pabaza

“Momentalisht nuk ka një vendim, që ta kemi marrë apo parashikuar ndaj Rusisë, me të cilën presim përmirësimin e marrëdhënieve”, tha shefi i diplomacisë turke, Çavusoglu, pas takimit me homologun rus në Beograd.

Turqia pret që Rusia të heqë dorë nga akuzat e pabaza

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, deklaroi se shpreson që Rusia do të heqë dorë nga akuzat e pabaza dhe se sërish do të rishqyrtojë vendimet e marrë me nxitim.

“Momentalisht nuk ekziston një vendim, të cilin e kemi marrë apo parashikuar ndaj Rusisë. Me durim presim përmirësimin e marrëdhënieve, por duhet ditur se kjo gjendje nuk do të zgjasë përgjithmonë”, tha Çavushollu (Çavuşoğlu).

Lidhur me ndodhitë pas rrëzimit të avionit rus, shefi i diplomacisë turke theksoi se asnjëra palë nuk dëshiron rritjen e tensionit.

Jam i sigurt se pasi të tejkalohen emocionet do të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe se marrëdhëniet tona do t’i rikthejmë në ditët e vjetra”, tha Çavushollu.

Ai theksoi se takimi me Lavrovin kishte qenë konstrukti, duke shtuar se nevojitet të vazhdohet me takime të tilla, me qëllim që marrëdhëniet e të dyja vendeve të kthehen në rrugën e duhur.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Rusisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sergey Lavrov u takuan të enjten në Beograd.

Në kuadër të punimeve të Sesionit të 22-të të Konferencës Ministrore të OSBE-së, Lavrov dhe Çavuşoğlu të enjten mbajtën një takim, të fokusuar në marrëdhëniet Turqi-Rusi.

Takimi u mbajt me dyer të mbyllura, ndërsa tema kryesore e bisedës ishte kriza në marrëdhëniet mes dy vendeve pas rrëzimit të avionit rus për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore turke.

Ky ishte takimi i parë i zyrtarëve të lartë të të dyjave vendeve pas ngjarjes së lartpërmendur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme