Turqi-2600 pjesëtarë të DAESH të arrestuar në 3 vitet e fundit

Organizata terroriste DAESH në vitin 2013 u përfshi në listën e organizatave terroriste në Turqi.

Turqi-2600 pjesëtarë të DAESH të arrestuar në 3 vitet e fundit

Në operacionet e kryera nga ana e njësiteve anti-terroriste të forcave turke të sigurisë kundër organizatës terroriste DAESH në tre vitet e fundit u paraburgosën gjithsej 2 mijë 627 anëtarë të kësaj organizate.

Sipas informatave të dhëna nga zyrtarët e sigurisë, organizata terroriste DAESH e cila aktivitetet e saj në Turqi i nisi nga viti 2013, të njëjtin vit u përfshi në listën e organizatave terroriste nga Turqia. Në operacionet kundër DAESH-it në vitin 2013 u arrestuan 230 anëtarë të organizatës. Madje, 152 prej tyre ishin shtetas turq, ndërsa 78 shtetas të huaj. Ndërsa në mesin e 78 të dyshuarve të arrestuar, 12 ishin shtetas të huaj.

Në operacionet që u ndërmorën vitin e kaluar numri i të paraburgosurve u trefishua. Në këto operacione janë arrestuar 615 persona ndër të cilët 375 janë shtetas turq dhe 240 të tjerët janë shtetas të huaj nga vende të ndryshme. Nga 87 të arrestuarit 66 janë shtetas turq, ndërsa 21 janë shtetas të huaj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme