Erdogan: Të firmosim një marrëveshje të drejtë

Në fjalën që mbajti në këtë samit Presidenti Rexhep Tajip Erdoan iu drejtua liderëve të botës me këto fjalë: “duhet të hedhim firmën mbi një marrëveshje të drejtë, efektive dhe përfshirëse”.

Erdogan: Të firmosim një marrëveshje të drejtë

Liderët u mblodhën në kuadër të punimeve të Samitit të OKB-së për Klimën që mbahet në Paris.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në fjalën e tij u ndal në detyrat që i takojnë shoqërisë ndërkombëtare mbi ndryshimet klimatike.

Në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, Erdoan tha se bashkësia ndërkombëtare në luftën e saj me ndryshimet e klimës ndodhet në pragun e një epoke të re.

“Përgjegjësia jonë kryesore është të nënshkruajmë një marrëveshje të drejtë, efektive dhe përfshirëse”, tha presidenti turk.

Pas konferencës Erdoan realizoi një takim me homologun francez.

Erdoan pati një takim edhe me Kancelaren gjermane Merkel.

Pritet që Erdoan sot të ketë një takim edhe me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

Në përgjigje të pyetjes mbi një takim të mundshëm me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, Erdoan tha: “kërkesën tonë e bëmë ditën e parë, jemi në pritje të përgjigjes”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme