Davutoglu: Stabiliteti i Mesdheut Lindor në dobi të të gjithëve

Kryeministri Ahmet Davutoglu, pas votëbesimit të qeverisë së 64-t të vendit, vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit e zhvillon në Republikën Turke të Qipros së Veriut.

Davutoglu: Stabiliteti i Mesdheut Lindor në dobi të të gjithëve

Përpara vizitës zyrtare Ai bëri një deklaratë në Aeroportin Esenboga të Ankarasë.

“Është shumë e rëndësishme që duke filluar nga Kombet e Bashkuara dhe të gjitha palët ndërkombëtare, në kuadër të takimeve intensive të muajve në vijim, duhet të tregojnë influencën e tyre dhe të japin një kontribut të madh për krijimin e atmosferës së duhur për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme”.

Davutoglu nënvizoi edhe rëndësinë e një zgjidhjeje që marrin për bazë parlamentarët e Kombeve të Bashkuara dhe që do të vendosë barazinë politike dhe që do të përfaqësoi dy pjesët dhe shtoi se Turqia dhe Republika Turke e Qipros së Veriut kanë treguar shumë prerazi dhe qartë vullnetin e fuqishëm dhe bonsensin e tyre.

Kryeministri turk theksoi se Republika Turke e Qipros së Veriut, pavarësisht të gjithë embargove dhe kufizimeve, tregon një performancë të lartë të demokracisë së shëndetshme dhe një zhvillim ekonomik në rritje pavarësisht krizave ekonomike.

“Republika Turke e Qipros së Veriut, sot më shumë se kurdoherë, paraqit një stabilitet dhe të ardhme plot shpresë” tha Davutoglu.

Ndërsa nga aspekti i zhvillimeve në Siri, Davutoglu tha se mirëqenia dhe stabiliteti në rajonin e Mesdheut Lindor është shumë i rëndësishëm për të gjitha palët dhe shtoi: “ Sot, ndërkohë që në botë përjetohen kriza të mëdha, pothuajse vetëm negociatat e Qipros janë duke avancuar në mënyrë pozitive. Shpresojmë që si rezultat i këtyre negociatave të arrihet një zgjidhje e përhershme dhe një zgjidhje që do ti japë fund krizës gjysmë shekullore që të mbështetet nga të dy popujt e ishullit” tha Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme