Davutoglu: Turqia do ta përshpëjtoj procesin e anëtarësimit në B

Pas përfundimit të Samitit BE-Turqi, Kryeministri Ahmet Davutoğlu dhe Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker kanë organizuar një konferencë të përbashkët për mediat.

Davutoglu: Turqia do ta përshpëjtoj procesin e anëtarësimit në B

Në fjalimin e mbajtur në konferencë Kryeministri Davutoğlu tha se do të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Në vazhdim të fjalës së tij Davutoğlu tha: 'Vendosëm të organizojmë dy samite në vit. Do ta përshpejtojmë dhe do ta gjallërojmë procesin e anëtarësimit. Samiti BE-Turqi ishte një ditë e shënuar dhe historike. Pas 11 vitesh është organizuar një samit i tillë. Vendosëm një kalendar mbi liberalizimin e vizave ndaj qytetarëve të Turqisë. Vendosëm që në muajin mars të përgatitet progres-raporti, në muajin qershor të kryhet marrëveshja e riatdhesimit si dhe në muajin tetor të hyjë në fuqi heqja e regjimit të vizave. Për këto çështje ne kemi detyrimet tona dhe BE-ja ka detyrimet e saj'.

Davutoğlu, në vijim të fjalës së tij, tha se fondi i akorduar prej 3 miliardë euro nuk do të jetë për Turqinë, por për refugjatët sirianë. “Synimi jonë kryesor është lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe mundësimi i pakësimit të ardhjes së refugjatëve në Evropë”, shtoi Davutoğlu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme