Publikohet projekt komunikata e samitit Turqi-BE

Në projekt komunikatën e hartuar para samitit Turqi-BE, që mbahet në Bruksel njoftohet mbi arritjen në marrëveshje për riaktivizimin e negociatave.

Publikohet projekt komunikata e samitit Turqi-BE

Në projekt komunikatën e hartuar para samitit Turqi-BE, që mbahet në Bruksel njoftohet mbi arritjen në marrëveshje për riaktivizimin e negociatave të anëtarësimit të bllokuara për një kohë të gjatë.

Në rendin e ditës ndodhet edhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët turq duke filluar nga tetori i vitit të ardhshëm në qoftë se Turqia i përmbushë obligimet e saj.

Sipas kësaj komunikate Bashkimi Evropian për fillim Turqisë do ti siguroj burime në vlerë 3 miliardë euro për zgjidhjen e problemit të refugjatëve.

Në tekstin e komunikatës bëhet e ditur për arritje në marrëveshje mes Turqisë dhe anëtarëve të BE-së për organizuar samite dy herë në vit.

Në dhjetor do të hapen edhe dy kapituj për negociata, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm do të jetë e mundur hapja edhe e kapitujve të rinj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme