Turqia rrëzon një avion rus SU-24

Avioni luftarak i tipit SU-24 është qëlluar dhe rrëzuar në zonën Bajërbuxhak të Sirisë, afër kufirit të Turqisë me Sirinë, në kuadër të rregullave të angazhimit për arsye se avioni kishte shkelur hapësirën ajrore turke.

421497
Turqia rrëzon një avion rus SU-24

Në zonën Bajërburxhak (Bayırbucak) të Sirisë, një avion luftarak i tipit SU-24 është rrëzuar afër kufirit turk në kuadër të rregullave të angazhimit me arsyetimin se kishte shkelur hapësirën ajrore turke.

Burimet e Presidencës turke bëjnë të ditur se avioni i rrëzuar në kuadër të rregullave të angazhimit për arsye se kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë dhe nuk kishte marrë në konsideratë paralajmërimet e bëra, kishte qenë avion rus i tipit SU-24.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ngjarjen e rrëzimit të avionit që kishte shkelur kufirin afër kufirit me Sirinë po e ndiqte nga afër dhe se në lidhje me këtë zhvillim kishte marrë informacione nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralarmate Hulusi Akar.

Edhe Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) pas ngjarjes sot ka zhvilluar nga një takim të drejtpërdrejt me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Feridun Sinirliollu (Feridun Sinirlioğlu).

Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë deklaroi se me urdhër të Kryeministrit Davutollu Ministria turke e Punëve të Jashtme do të ndërmarrë nismat e duhura pranë NATO-s, OKB-së dhe në vendet përkatëse.

Kurse në komunikatën e Shtatmadhorisë thuhet se:

“Një avion i paidentifikuar që kishte shkelur hapësirën ajrore turke në zonën Jajladaë (Yayladağı) të provincës së Hatajit (Hatay) rreth orës 09.20 e kishte shkelur hapësirë ajrore turk sërish pavarësisht se brenda 5 minutave është paralajmëruar 10 herë”.

“Në kuadër të rregullave të angazhimit ndaj avionit në fjalë në datën 24 nëntor 2015, ora 09:24 kanë ndërhyrë dy avionë turq të tipit F-16, të cilët ishin duke kryer detyrën e patrullimit në zonë”, vijon komunikata.

Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, e cila pretendon se kufiri turk nuk është shkelur, ka deklaruar se mendojnë që një avion i tyre të jetë rrëzuar në Siri, ndërkohë që nuk ka dihet gjë për fatin e pilotëve.

“Në mundësinë më të madhe avioni është qëlluar nga toka”, shton Ministria ruse e Mbrojtjes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme