Erdogan dhe Davutoglu biseduan në lidhje me avionin e rrëzuar ru

Avioni luftarak, i cili bëri shkeljen e hapësirës ajrore turke, u rrëzua në kufirin me Sirinë.

Erdogan dhe Davutoglu biseduan në lidhje me avionin e rrëzuar ru

Avioni luftarak, i cili bëri shkeljen e hapësirës ajrore turke, u rrëzua në kufirin me Sirinë.

Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri Ahmet Davutoglu janë duke ndjekur nga afër zhvillimet në lidhje me këtë çështje.

Pas rrëzimit të avionit luftarak, i cili bëri shkeljen e hapësirës ajrore turke, në veprim është vënë edhe kryesia e shtetit.

Presidenti Erdogan bëri një sërë bisedash telefonike me zyrtarët kompetentë.

Kreu i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, Gjeneralarmate Hulusi Akar, Presidentin e informoj në lidhje me ngjarjen nëpërmjet telefonit.

Ky zhvillim i jetuar matanë kufirit ishte temë kryesore e Presidentit Erdogan, i cili priti në takim Kryeministrin Davutoglu.

Në këtë takim u bisedua në lidhje me detajet e këtij zhvillimi dhe mbi hartën rrugore që do të ndjek Turqia.

Edhe Kryeministri Davutoglu menjëherë pas zhvillimeve në kufirin me Sirinë u informua nga Ministri i Jashtëm, Feridun Sinirlioglu dhe Gjeneralarmate Hulusi Akar.

Kryeministri Davutoglu kërkoi nga Ministria e Jashtme që të fillojnë me iniciativat e nevojshme pranë NATO-s, Kombeve të Bashkuara dhe vendeve përkatëse.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme