Furnizimi i Qipros me ujë ndryshon ekuilibrat në Mesdheun Lindor

Në Ankara u mbajt një workshop me temë “Projekti i Furnizimit me Ujë të Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe Ndryshimi i Ekuilibrave në Mesdheun Lindor”, ku u trajtuan mundësitë që zotëron sot Qiproja veriore.

Furnizimi i Qipros me ujë ndryshon ekuilibrat në Mesdheun Lindor

Me “Elikzirin e Jetës” që shkon nga Turqia është zgjidhur edhe problemi i ujit që kishte Republika Turke e Qipros së Veriut.

Falë projektit të shekullit Qiproja turke ka siguruar furnizimin me ujë.

Tani ekuilibrat Mesdheun Lindor kanë ndryshuar.

Pasi “Elikziri i Jetës” tashmë nuk do të përdoret vetëm për të pirë.

Ministri i Burimeve Natyrore, Bujqësisë dhe Ushqimit në Qipron Turke Erkut Shahali (Erkut Şahali) tha: “Uji i ardhur nga veriu nëpërmjet projektit për furnizimin e Qipros turke me ujë është një okazion në aspektin e forcimit të sektorëve të turizmit dhe edukimit, si dhe atij bujqësor”.

Në Ankara u mbajt një workshop me temë “Projekti i Furnizimit me Ujë të Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe Ndryshimi i Ekuilibrave në Mesdheun Lindor”.

Gjatë workshopit u vlerësuan të mirat që i sjell Qipros së Veriut projekti i shekullit, përurimin e të cilit e ka bërë Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdoan.

Projekti për furnizimin e Qipros Veriore me ujë ka kushtuar 562 milionë dollarë dhe mundëson transferimin në Qipron e Veriut 75 milionë metra kub ujë në vit.

Nga e gjitha kjo sasi, gjysma do të përdoret për ujë të pijshëm dhe gjysma tjetër do të përdoret për ujitjen e tokës bujqësore.
Në këtë mënyrë, do të plotësohen kërkesat për ujë në Qipron Veriore për 50 vitet e ardhshme.

Deputeti i Partisë AK nga Manisa, Prof.Asoc. Selçuk Ëzda në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera tha: “Projekte të tilla do të vazhdojnë, do të bëjmë projekte të mëdha. Do ti përdorim burimet tona tokësore dhe nëntokësore. Largimin e trurit do ta transformojmë në fuqi të trurit”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme