Davutoglu iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve

Kryeministri Ahmet Davutoglu deklaroi se qeveria do të formohet brenda një kohe të shkurtë.

Davutoglu iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve

Kryeministri Ahmet Davutoglu deklaroi se qeveria do të formohet brenda një kohe të shkurtë.

Ahmet Davutoglu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me rendin e ditës.

Kryeministri Davutoglu bëri të ditur se sot do të kenë një takim me Presidentin Erdogan, ndërsa për procesin e formimit të qeverisë ai tha se vazhdon sipas rrjedhës së natyrshme.

Në përgjigje të një pyetjeje, Kryeministri Davutoglu preku edhe në çështjen e zhvillimeve të fundit në zonën turkmene Bayirbucak të Sirisë.

Ai tha se ndjeshmëria në lidhje me këtë çështje vazhdon çdo ditë, ndërsa njoftoi se dje është mbajtur një mbledhje me njësitë përkatëse të sigurisë.

“Këtu janë disa gjëra të rëndësishme, e para është siguria e kufirit. Njësitë e sigurisë janë urdhëruar për t’iu përgjigjur menjëherë në rast të ndonjë kërcënimi ndaj kufirit të Turqisë”.

Kryeministri Davutoglu gjithashtu bëri të ditur se ata të cilët ngritën zërin ndaj zhvillimeve në Kobani, mbetën të heshtur kur bëhet fjalë për turkmenët.

Ndërkaq në lidhje me zhvillimet në Siri, Kryeministri Davutoglu tha se “Në qoftë se ndërmerren operacione kundër DAESH, atëherë ato duhen të jenë të koordinuara në nivel ndërkombëtar”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme