Erdoan kërkon gjykim të shëndoshë për islamofobinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan u kërkoi liderëve botërorë t’u bëjnë thirrjeve vendeve të tyre për gjykim të shëndoshë në lidhje me çështjen e islamofobisë.

Erdoan kërkon gjykim të shëndoshë për islamofobinë

Presidenti Rexhep Taip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), gjatë fjalimit që mbajti në hapjen e Samitit të Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë, u ndal tek rritja e ismalofobisë në mbarë botën.
"Kemi filluar të marrim lajme për sulme ndaj myslimanëve në vende të ndryshme të botës. Ashpërsimi i qëndrimit ndaj emigrantëve po e thellon dramën e sotme njerëzore. Në lidhje me këtë çështje unë pres që të gjithë liderët e botës t’u bëjnë thirrje shoqërive të tyre për gjykim të shëndoshë” tha Erdoan.

Erdogan

Më tej Erdoan tha se sulmet e nuk duhet t’i faturohen ndonjë feje, që pretendohet se i përkasin agresorët e sulmeve.

“Kemi një organizatë terroriste si DAESH-i, e cila hedh dritëhije mbi fenë islame. Kjo organizatë terroriste është derivat i Al-Kaedës, ka derivuar brenda saj. Asnjë lloj feje nuk mund ta gjykojmë dhe nuk duhet ta gjykojmë duke u nisur nga pjesëtarët negativë, tipat e këqij të saj, cilësdo fe që ti përkasin ata. Njerëz të tillë siç kanë dalë nga mesi i myslimanëve, mund të dalin edhe nga mesi i të krishterëve, edhe nga mesi i hebrejnjve”, theksoi Erdoan.

Në anën tjetër, myslimanët që jetojnë në Evropë kanë nisur të shqetësohen pas marrjes përsipër të sulmeve të Parisit nga organizata terroriste DAESH.

Myslimanët evropianë, kanë frikë se masat që do të merren në kuadër të luftës kundër terrorizmit do t’ua vështirësojnë edhe më shumë jetën në Evropë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme