Davutoglu:Pse na la OKB të përballemi me krizën e refugjatëve?

Ankaraja kishte një të ftuar nga bregu tjetër i Detit Egje.

419041
Davutoglu:Pse na la OKB të përballemi me krizën e refugjatëve?

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras erdhi në Turqi me dosje që nuk i nxinte çanta.

Kryeministri Davutoglu dhe homologu i tij grek, Cipras zhvilluan një takim në Pallatin e Kryeministrisë.

Më pas kryeministri grek u pranua nga ana e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Ndër ndalesat e kryeministrit Cipras ishin edhe partitë opozitare.

Refugjatët që vdesin gjatë udhëtimit të shpresës...

Çështja e Qipros që është kthyer në një lëmsh që pret të zgjidhet prej vitesh.

Kryetituj të përbashkët që i përkasin të dyja brigjeve të Egjesë, ishin ndër temat kritike të takimeve të Kryeministrit grek Aleksis Cipras.

Si fillim Cipras zhvilloi vizitën me Kryeministrin Davutoglu në Pallatin Çankaya të Kryeministrisë.

Përpara takimit, dy kryeministrat zhvilluan një bisedë në ballkonin e Kryeministrisë.

Më pas ata zhvilluan një takim prapa dyerve të mbyllura ku në rend ishin temat kritike dhe analiza e ndeshjes së miqësores ndërmjet kombëtareve të dy vendeve të zhvilluar një mbrëmje më parë.

“Në ndeshje nuk kishte humbës, të gjithë u ndamë të lumtur nga ndeshja” tha Davutoglu.

Kurse në mbledhjen që zgjati një orë e gjysëm pas dyerve të mbyllura, në tryezë u shtrua kriza e refugjatëve në dyert e Evropës.

Davutoglu, për zgjidhjen e problemit, tregoi adresë Kombet e Bashkuara.

"Ngaqë Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar problemin, tashmë katër vite miliona njerëz, të uritur dhe të etur, ikin nga vendi i tyre i përfshirë nga lufta. Turqia dhe Greqia duhet të pyesin Këshillin e Sigurimit të OKB-së pse na kanë përfshirë neve në këtë problem apo pse kanë mbyllur sytë ndaj këtij problemi", tha kryeministri turk.

Dy liderët morën vendim për veprim të përbashkët në lidhje me problemin e refugjatëve.

Ndalesa e radhës së Kryeministrit grek ishte Bestepe.

Presidenti Erdogan priti në takim Kryeministrin Cipras.

Cipras, u takua edhe me liderët e partive CHP dhe MPH.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme