Davutoglu-Cipras: Për Qipron kemi një qasje të përbashkët

Turqia dhe Greqia kanë një qasje të përbashkët në pikën për të dhënë kontribute pozitive rreth bisedimeve në Qipro, u shpreh Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutollu në konferencën e përbashkët të shtypit që mbajti të mërkurën në Ankara me homologun grek.

Davutoglu-Cipras: Për Qipron kemi një qasje të përbashkët

Kryeministri turk, Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu), të mërkurën pati një takim në Ankara me Kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

Pas takimit kokë me kokë për gati 1 orë e gjysmë dhe pa praninë e mediave me Kryeministrin e Greqisë, Cipras, Davutollu ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Kreu i qeverisë turke ka deklaruar se: "Në Qipro është një dritare e mundësisë, bisedimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive. Turqia dhe Greqia kanë një qasje të përbashkët në pikën për të dhënë kontribute pozitive rreth bisedimeve në Qipro".

Duke vënë në dukje se Turqia dhe Greqia janë viktimat e problemit të Sirisë, si në rastin me refugjatët sirianë, Davutollu u shpreh se: "Edhe ne si palë të prekura nga të gjitha problemet në kuadër të vendimeve të marra ditën e sotme do të zhvillojmë punime teknike dypalëshe. Komandanti i rojës bregdetare greke ndodhet në Turqi, dhe me homologët e tij po diskuton masat që mund të merren në Egje. Në lidhje me këtë çështje do të ketë konsultime më të rregullta. Gjithashtu me pjesëmarrjen e ministrive tona përkatëse do të krijojmë një mekanizëm dypalësh, një grup pune. Kështu në këtë mënyrë duke parë më parë hapat që do të hidhen, do të bëjmë përpjekje të mëdha për parandalimin e tragjedive njerëzore".

Kryeministri i Turqisë, Davutollu, ka theksuar se për 4 vite me miliona njerëz të uritur dhe të etur për të mbërritur sa më shpejt në vende më të sigurta janë dergjur nëpër rrugë ngaqë Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk ka kryer atë që është e nevojshme. Ai u shpreh se “për këtë arsye në vend që të drejtohen nga Turqia me pyetjen 'si do ti mbani këta refugjatë në Turqi' është e thënë që Turqia me Greqinë duhet ti drejtohen KS të OKB-së me pyetjen se ‘përse hapët këtë problematikë mbi ne ose përse lejuat që të hapej një gjë e tillë’. Për vendimet që nuk kanë mundur të marrin sot, këtë çmim po e paguajnë edhe refugjatët e pafajshëm sirianë edhe vendet si Turqia me Greqinë, të cilat ndikohen nga problematika e refugjatëve”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme