Qartësohen detaje të operacionit të përbashkët Turqi-SHBA në Sir

Kanë nisur të qartësohen detajet e operacionit të përbashkët, që është njoftuar pak ditë më parë nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe që planifikohet të ndërmerret bashkë me Ankaranë në një vijë 98 km të gjatë të kufirit Turqi-Siri.

Qartësohen detaje të operacionit të përbashkët Turqi-SHBA në Sir

Sipas një artikullit të publikuar nga gazeta “Milliyet”, shtabi kryesor i operacionit do të jetë baza ajrore “Incirlik”, në jug të Turqisë, ku 14 gjuajtës turq tip F-16 presin në gjendje gatishmërie për të ndërmarrë në çdo çast sulme ajrore kundër organizatës terroriste DAESH.

Të gatshëm për të fluturim, nëse paraqitet nevoja, do të jenë edhe disa avionë furnizues të Forcave Ajrore të Turqisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për asgjësimin e pozicioneve dhe mjeteve të blinduara të DAESH-it do të përdoren gjithashtu bombarduesit A-10, shumë efektivë në luftën kundër mjeteve ushtarake tokësore dhe sidomos kundër tankeve, por edhe avionët luftarakë F-15E, që njihen gjerësisht si “shqiponjat gjuajtëse” (strike eagle), që SHBA-të kanë dislokuar më parë në bazën ajrore “Incirlik”.

Mbrojtja kundërajrore do të garantohet nga gjuajtësit amerikanë F-15C, mjaft të suksesshëm në luftën ajër-ajër, si dhe nga avionët kontrollues dhe paralajmërues AWACS të Forcave Ajrore të Turqisë.

Sakaq, pas spastrimit të terrenit nga bombardimet e rënda të avionëve luftarakë turq dhe amerikanë në një vijë 98 km të gjatë të kufirit Turqi-Siri, planifikohet gjithashtu një operacion tokësor i disa njësive të turkmenëve sirianë dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA).

Operacioni i përbashkët i njoftuar nga shefi i diplomacisë amerikane, John Kerry, është konfirmuar edhe nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Feridun Sinirlioglu.

Autoritetet turke theksuar se deklarata e sekretarit Kerry nuk nënkupton një ndërhyrje tokësore, por një operacion ajror të përbashkët.

Ndërsa ambasadori i SHBA-ve në Ankara, John Bass, i pyetur nga mediat turke dhe ndërkombëtare në lidhje me “domethënien e operacionit të përbashkët” të njoftuar nga Kerry, është prononcuar me fjalët: “DAESH-i kontrollon vetëm një pjesë të kufirit Turqi-Siri, nga i cili përfiton për të trafikuar njerëzit dhe mallrat në mënyrë ilegale. Jemi të shqetësuar për faktin se organizata terroriste në fjalë, duke përdorur kontrollin e saj mbi burimet e naftës, siguron të ardhura nëpërmjet tregtisë së jashtëligjshme të saj dhe këto para i shfrytëzon për të blerë armë e për të terrorizuar njerëzit. Me qeverinë turke po vijojmë bisedimet për të bashkëpunuar dhe për të arritur një rezultat sa më të mirë rreth kësaj zone të kontrolluar nga DAESH-i.”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme