Erdogan: Esadi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë

Presidenti Erdogan publikoi komunikatën përfundimtare të samitit të G-20 ku u vë theksi në çështjet e Sirisë dhe terrorit.

Erdogan: Esadi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë

Esadi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.

Kjo deklaratë erdhi prej Presidentit Erdogan gjatë samitit të G-20.

Presidenti Erdogan publikoi komunikatën përfundimtare të samitit të G-20 ku u vë theksi në çështjet e Sirisë dhe terrorit.

“Problemet e refugjatëve dhe të terrorit nuk mund të zgjidhen pa arritur në zgjidhje të problemit në Siri”, u shpreh Erdogan.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në fjalën e tij tha se “Esadi nuk ka dhe nuk mund të ketë vend në të ardhmen e Sirisë. Ai e ka humbur këtë shans shumë më herë”.

Presidenti Erdogan publikoi komunikatën përfundimtare të samitit të G-20, ku gjatë fjalimit të tij dha mesazhe të forta në lidhje me çështjen e Sirisë.

“Në rrethin tonë tani kemi vende, të cilat nuk mund të administrohet më. Njëra prej tyre që del në pah është Siria. Problemet e refugjatëve dhe të terrorit nuk mund të zgjidhen pa arritur në zgjidhje të problemit në Siri”, u shpreh Erdogan.

Ndërkaq presidenti turk preku edhe në rëndësinë e luftës kundër terrorit.

“Ndoshta njëra prej rezultateve më të rëndësishme të samitit të Antalyas është qëndrimi i fuqishëm në luftën kundër terrorit i vendeve të G-20, të cilat përfaqësojnë një pjesë të madhe të ekonomisë dhe popullsisë botërore”, bëri të ditur Erdogan.

Erdogan vuri theksin edhe në solidarizimin në çështjen e refugjatëve dhe të terrorit.

“Është e nevojshme që të ecim së bashku në përpjekjet tona për gjetjen e zgjidhjes së krizës së refugjatëve dhe në luftën kundër terrorit. Fillimisht nuk duhen të ngatërrohen çështja e refugjatëve me çështjen e terrorit. Duhet të jemi të sinqertë në luftën kundër kësaj krize humanitare”, tha ndër të tjera Erdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme