G-20-Obama dhe Putin zhvillojnë një takim të paparashikuar

Presidenti i SHBA-së dhe homologu i tij rus zhvilluan një takim të veçuar në kuadër të samitit të G-20 që mbahet në Antalia të Turqisë.

G-20-Obama dhe Putin zhvillojnë një takim të paparashikuar

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin zhvilluan dje një takim të veçuar, në kuadër të samitit të G20-ës që po zhvillohet në Turqi, sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni turk.

Këto pamje të marra gjatë një pushimi, tregojnë të dy liderët që qëndrojnë të mënjanuar nga kryetarët e tjerë të shteteve.

Obama dhe Putin, ulur përballë njëri-tjetrit, duket se po zhvillojnë një bisedë intensive.

Ky takim, përmbajtja dhe kohëzgjatja e të cilit nuk u bënë të ditura, nuk ishte i parashikuar për shkak të marrëdhënieve të komplikuara aktuale, sidomos lidhur me çështjen siriane dhe atë ukrainase.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme