Samiti i liderëve të G-20 do të kalojë pa muzikë

Janë anuluar aktivitetet me përmbajtje muzikore të planifikuara në kuadër të Samitit të Liderëve G20.

Samiti i liderëve të G-20 do të kalojë pa muzikë

Aktivitetet me përmbajtje muzikore të planifikuara në kuadër të Samitit të Liderëve G20 që do të mbahet në Antalya të Turqisë, hiqen nga programet për shkak të sulmeve terroriste të ndodhura në Paris.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës, mësohet se Presidenti Erdoğan i cili ka dënuar sulmet terroriste në Paris dhe i cili nëpërmjet një bisede telefonike i ka shprehur ngushëllimet homologut francez, François Hollande, ka vendosur që të anulojë programet me përmbajtje muzikore të planifikuara në kuadër të Samitit të Liderëve G20.

Në kuadër të respektit për jetët e humbura dhe duke ndarë dhimbjen me popullin francez nuk do të ketë interpretim të muzikës gjatë tryezave të ngrënies për të ftuarit. Në darkën që Presidenti Erdoğan do të japë për nder të kryetarëve të delegacioneve të ftuara, dhe gjatë pritjeve në Samit, si dhe në programet kulturore nuk do të interpretohet muzikë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme