Neutralizohen 4 militantë të DAESH në kufirin me Sirinë

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 4 militantë të DAESH gjatë përpjekjes të tyre për të ndërmarr një sulm në kufirin e Turqisë.

Neutralizohen 4 militantë të DAESH në kufirin me Sirinë

Forcat turke të sigurisë kanë hapur zjarr ndaj një makine pasi u zbulua se u takon militantëve të DAESH-it. Automjeti po lëvizte ndaj një makine të blinduar të stacionit kufitar Ermish në qarkun Oguzeli të Gaziantep-it që ndodhet në juglindje të Turqisë.

Në zjarrin e hapur katër militantë të DAESH-it janë neutralizuar. Sipas informacioneve të burimeve të sigurisë, ngjarja ndodhi sot në qarkun Oguzeli të Gaziantep-it. Dy automjete me militantë të armatosur të DAESH-it u zbuluan se janë duke avancuar ndaj automjetit të blinduar të stacionit kufitar Ermish.

Dy automjetet në fjalë janë paralajmëruar nga ana e personelit të automjetit të blinduar. Militantët e DAESH-it iu kanë përgjigjur paralajmërimit me zjarr, ku është goditur një automjet i tyre ndërsa janë neutralizuar 4 militantë të DAESH-it. Automjeti tjetër me militantët është larguar nga vendi i ngjarjes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme