Forcat Ajrore Turke shkatërrojnë 44 objektiva të PKK

Forcat Ajrore Turke me anë të "raketave të telekomanduara" shkatërruan 44 fortifikime dhe vendstrehime të organizatës terroriste PKK.

Forcat Ajrore Turke shkatërrojnë 44 objektiva të PKK

Forcat Ajrore Turke me anë të "raketave të telekomanduara" shkatërruan 44 fortifikime dhe vendstrehime të organizatës terroriste PKK në rajonin Kandil të Irakut verior.

Një burim anonim ushtarak, deklaroi se fortifikimet e terroristëve të PKK-së në zonat kodrinore të rajonit kufitar të Irakut, Kandil, janë shkatërruar në masë të madhe nga sulmet ajrore të ushtrisë turke gjatë korrikut të këtij viti, por se terroristët rindërtuan kampet dhe rinisën aktivitetet e tyre.

Natën e kaluar, ushtria turke ka kryer një sërë sulmesh ajrore në atë rajon.

Në sulmet e aeroplanëve bombardues F16 dhe F4E 2020 janë përdorur të raketa të telekomanduara më konkretisht raketa të gjeneratës së fundit të cilat godasin cakun me një saktësi të madhe.

Po i njëjti burim ka thënë se gjatë sulmit janë shkatërruar plotësisht 44 objektiva, përfshirë vendstrehimet dhe bazat e militantëve të PKK-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme